Pas qëndrimit për gati 1 orë e 30 minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Sipas raportimeve, protestuesit pritet të drejtohen sërish drejt Kryeministrisë, ku mëngjesin e sotëm studentët refuzuan ftesën për dialog me kryeministrin Edi Rama.
Marshimi vijon në kuadër të protestës së studentëve dhe qytetarëve, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë tubimi para godinës së Kryeministrisë.