Një grup studentësh iu bashkua protestës së pedagogëve para Kryeministrisë në Tiranë, duke shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave dhe mesazheve drejtuar qeverisë. Studentët iu përgjigjën me të njëjtën mënyrë karrigeve me mesazhin “Dialog”, të vendosura nga kryeministri Edi Rama përpara godinës së qeverisë.
Pranë Kryeministrisë u vendosën pankarta që lidhen me arrestimin e të riut Klevi Metaj, i cili u prangos pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit. Pamjet e këtij momenti janë përdorur shpesh si simbol i protestës së ditëve të fundit.
Një nga pankartat mbante mesazhin “S’bëjmë dialog me kriminelë”, ndërsa në një tjetër shfaqej fotografia e momentit kur një efektiv policie shtyn të riun, i cili qëndronte në këmbë pranë Ministrisë së Arsimit.
Ky episod ka sjellë edhe masa disiplinore, pasi dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra lidhur me ngjarjen.