Studentët rikthehen në protestë, ndërsa kësaj here pritet t’u bashkohen edhe pedagogët e Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, studentët u kanë bërë thirrje të rinjve dhe pedagogëve që t’i bashkohen marshimit, i cili është planifikuar të nisë në orën 10:00, në ambientet e UPT-së.
“Sot mblidhemi me pedagogët te UPT për të marshuar kundër dhunës ndaj studentëve. Bashkohu në orën 10:00!”, thuhet në njoftim.

Protesta vjen pas ditëve të tensionuara në Tiranë, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe me reagime të shumta lidhur me trajtimin e të rinjve gjatë tubimeve.