Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në orën 09:00 një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Në fokus të takimit pritet të jetë situata e krijuar pas protestave të dhunshme në Tiranë, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të pronës publike.
Gjatë mbledhjes pritet të diskutohen edhe masat ndaj personave të përfshirë në akte dhune, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë qëndrimesh dhe vendimesh do të dalin nga takimi.