Përplasjet e para janë regjistruar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të mbledhur në ditën e gjashtë të protestës.
Pas hedhjes së gazit lotsjellës, protestuesit janë shpërndarë në drejtim të Rrugës së Durrësit.
Ndërkohë, menjëherë pas shpërndarjes së turmës, efektivët e Policisë kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve. Ende nuk ka të dhëna të tjera për numrin e personave të shoqëruar.