Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për vendin
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për vendin

SHARE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke e cilësuar qeverinë teknike si zgjidhjen e vetme politike për vendin. Në një reagim lidhur me protestat e studentëve, Berisha deklaroi se revolta e tyre është pasojë e asaj që ai e cilësoi si dhunë 13-vjeçare të qeverisë Rama.

“Edi Rama, jep dorëheqjen. Jep dorëheqjen se nuk të ka ngelur më asgjë për të qeverisur”, u shpreh Berisha, duke ngritur akuza ndaj institucioneve shtetërore dhe duke pretenduar se ato kanë humbur funksionimin normal.

Ai përmendi Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Bashkinë e Tiranës, Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH) dhe ministritë, ndërsa akuzoi kryeministrin se ka mbyllur Parlamentin nga frika e zhvillimeve politike.

Berisha kundërshtoi deklaratat e Ramës për dhunën gjatë protestave, duke e akuzuar kryeministrin se po përpiqet t’ua atribuojë përgjegjësinë studentëve.

Ai ngriti akuza për përdorimin e plumbave prej gome, gazit dhe mjeteve të tjera nga Policia, si dhe për plagosjen e protestuesve. Gjithashtu, pretendoi se gjatë protestave janë ushtruar dhunë ndaj gjimnazistëve dhe studentëve paqësorë.

Lexo gjithashtu

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit
‘Kundër 3 VKM-ve’/ Një përfaqësi e studentëve dërgon në Kushtetuese vendimet e qeverisë që pengojnë grumbullimet para institucioneve
Kaos në futbollin brazilian/ 53 kartonë të kuq pas përleshjes në gjysmëfinalen U-20
E qëlluan me pistoletë pas shpine dhe më pas me sëpatë në kokë, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë

Berisha: Prandaj të jemi të qartë, revolta e studentëve është vetëm pasojë e vetëm pasojë e dhunës 13-vjeçare të Edi Ramës.
Edi Rama, jep dorëheqjen.
Jep dorëheqjen se nuk të ka ngelur më asgjë për të qeverisur.
AKSHI-n e vodhe vetë me Agasët e tu.
Bashkia e Tiranës ka rënë.
SHISH ka rënë.
Qeveria të është shndërruar në organizatë kriminale.
Ministritë i ke të mbyllura prej një jave.
Parlamentin e mbylle nga frika.
Po qeveris një asgjë.
Vetë je njeriu më i urryer në Shqipëri dhe më gjerë.
Ke marrë fund Edi Rama.
Nuk i demonizon dot ti studentët si dhunes.
Dole sot me një gur për t’i fajësuar studentët. Po pse nuk del njëherë edhe me pushkën që ke qëlluar dje mbi studentët?
Pse nuk del me kockat që u ke thyer dhe kafkat që u ke çarë studentëve paqësorë?
I ke qëlluar me plumba gome në fytyrë kur me ligj është e ndaluar.
Pse nuk dole me gazin helmues që ke hedhur mbi fëmijët shqiptarë sikur të ishe Asadi i Sirisë?
Pse nuk dole me shkopinjtë e gurit dhe pllakat e hekurit të policëve tu që u theve këmbët gjimnazistëve dhe çave koka?
Pse nuk del me armët që u qorruan prindërit e studentëve në protestë?
Pse nuk del me pamjet e masakrës në sallën e Ministrisë së Arsimit?
Pse nuk del me cubat pa uniformë që nxjerr në mesnatë që rrëmbejnë vajzat minorene me furgona?
Edi Rama, mos i hyj lojës së akuzave për dhunë sepse ti je nëna e dhunës, gjeneratori i dhunës dhe krimit në Shqipëri.
Jep dorëheqjen, qeveri teknike, kjo është zgjidhja e vetme politike për vendin.

TAGGED:edi ramaPoliciaprotestasali berishastudente
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Berisha: KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Rama është bërë mburojë për korrupsionin

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë

Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh

Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Elektricisti humb jetën gjatë punës në Dibër, dyshohet se e zuri poshtë shtylla elektrike

Bota

Ish-agjentja e FBI-së paralajmëron për sulme kibernetike ndaj supermarketeve: Ushqimi mund të kthehet në armë psikologjike

Bota Rajoni

Macron uron presidenten e re të Kosovës: Shpresoj që zgjedhja e saj të nxisë integrimin europian

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • erion veliaj
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.