Përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë po ndodhin tashmë në bulevardin kryesor të Tiranës.
Ndërsa protestuesit nisën të drejtoheshin drejt Kryeministrisë kanë hasur në barrikadën e policisë e cila nuk i ka lejuar të avancojnë më tej.
Ndërsa protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt policisë kjo e fundit i është përgjigjur me gaz lotësjellës.