Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Protestat e dhunshme në Tiranë, Rama: Nuk kanë lidhje me studentët, duan të marin peng qytetin
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

Protestat e dhunshme në Tiranë, Rama: Nuk kanë lidhje me studentët, duan të marin peng qytetin

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat e dhunshme që po zhvillohen prej tre ditësh në Shqipëri, duke deklaruar se ato nuk përfaqësojnë më studentët dhe shqetësimet e tyre.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Rama e cilësoi situatën si një përpjekje për të marrë peng qytetin dhe akuzoi një forcë politike të së kaluarës se po nxit dhunën për të penguar përparimin e vendit.

“Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë? Kjo nuk ka lidhje me studentët, nuk është më studentore”, shkruan  kryeministri.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përfshirjen e të miturve në protesta, duke pretenduar se ata po nxiten të vendosin maska, të shkulin gurët e trotuareve dhe të sulmojnë policinë.

Sipas Ramës, pas zhvillimeve qëndron “dora e vjetër” që, siç pretendon ai, ka nxitur edhe më parë trazira në vend, ndërsa këtë herë mbështetet edhe nga aktorë të huaj që nuk e duan Shqipërinë të qetë dhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Lexo gjithashtu

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth
Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin
Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores
Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Kryeministri pranoi se studentët, sipërmarrësit dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, duke theksuar se problemet duhet të adresohen. Megjithatë, ai hodhi poshtë idenë e tërheqjes përballë dhunës, duke argumentuar se një veprim i tillë do të sillte pasoja afatgjata.

Rama: Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë. Kjo nuk ka lidhje me studentët, nuk është më studentore. Pengmarrja e qytetit me maska, nuk ka të bëjë më hallet, me problemet me aspiratat e gjithkujt që do një jetë më të mirë. Është po ajo dorë, që ka kapur për fyti opozitën shqiptare që ka djegur Shqipërinë jo një herë dhe që është gati ta djegë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara në një luftë qorre, ku urretja më e verbër janë e vetmja dritë arsye. Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng gjatë ditës qytetin nuk janë studente.

Si mund të nxirren të miturit në rrugë, si mund të nxiten të miturit të vënë maska, të shkulin trotuarin dhe të qëllojnë policinë? Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke i hedhur në rrugë  për axhenden e tjetër kujt. Dora e vjetër që e ka ndjekur Shqipërinë, dhe e dimë se e kujt është sot mbështet edhe nga duart e huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, nuk e duan Shqipërinë të shohë drejt dhe të ecë përpara, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të familjes së BE. Nuk e duan Shqipërinë të lirë, për të qenë bashkë me popujt e tjerë. A ju duket rastësi që sapo Shqipëri afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi. Kjo që po ndodh është një test i karakterit tonë, është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengesë artificiale.

Po, studentët, sipërmarrësit, njerëzit e zakonshëm kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. Problemet duhen adresuar, jemi këtu për të bërë më të mirën me aq sa dimë dhe të bëjmë më mirë. Mos e harroni se e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu. Këtë nuk e ka sjellë as koha, as rrethana, por një punë këmbëngulëse. Kush thotë që të përkulemi përballë dhunës për pak qetësi gabon, sepse kjo do të thotë ta humbësh qetësinë dhe ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë.

TAGGED:edi ramaprotestastudentetirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

‘Kundër 3 VKM-ve’/ Një përfaqësi e studentëve dërgon në Kushtetuese vendimet e qeverisë që pengojnë grumbullimet para institucioneve

Kaos në futbollin brazilian/ 53 kartonë të kuq pas përleshjes në gjysmëfinalen U-20

Nga e njejta kategori
Aktualitet

E qëlluan me pistoletë pas shpine dhe më pas me sëpatë në kokë, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë

Aktualitet Politike

Berisha: KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Rama është bërë mburojë për korrupsionin

Sport

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.