Pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së sotme në Shkodër, Bashkia ka nisur vendosjen e barrierave metalike në katin e parë të godinës, me qëllim mbrojtjen e ndërtesës nga dëmtimet e mundshme.
Vendimi vjen në prag të një tjetër proteste, e paralajmëruar për ditën e nesërme, ndërsa autoritetet duket se po marrin masa paraprake për të shmangur përsëritjen e incidenteve.
Gjatë tubimit të sotëm në Shkodër, situata u tensionua në momentin kur efektivët e Policisë ndërhynë për të shoqëruar disa prej protestuesve.
Kjo ndërhyrje shkaktoi reagime nga familjarët e personave të shoqëruar, si edhe nga pjesëmarrës të tjerë në protestë.