Prezenca e OSBE-së në Tiranë reagoi sot për protestën duke pohuar se është e gatshme të ndihmojë në ndërmjetësimin e një dialogu, pas përshkallëzimit të protestave të dhunshme. Reagimi i OSBE pasi një thirrje të presidentit Bajram Begaj për dialog.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në deklaratë.