Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Reagon Presidenti Begaj: Jo dhunë, jam i hapur për dialog! Vendi kërkon qetësi
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetDosje

Reagon Presidenti Begaj: Jo dhunë, jam i hapur për dialog! Vendi kërkon qetësi

SHARE

Ndërsa dita e tretë e protestës është zhvilluar sërish me protesta të dhunshme, ka reaguar presidenti Bajram Begaj. Ai bën thirrje për qetësi dhe maturi, teksa shprehet se është i hapur për dialog.

“Të dashur qytetarë, Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.

Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit.

Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim.

Lexo gjithashtu

I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri
SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor
Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme
Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon  bashkëjetesën demokratike.

Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë.

U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues.

Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë”, shkruan Begaj.

TAGGED:presidenti begajprotesta
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati i fundvitit 2027?

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Të hënën rinis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkojmë lista të hapura

Veliaj publikon mesazhin me AI: Edhe në Hënë të më internojnë, do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia! Ja projektet që miratova sot

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës

Nga e njejta kategori
Aktualitet Dosje

Vrasja e Urim Fikut, bashkëshortja dhe i biri nuk pranojnë autorësinë në gjykatë

Sport

Kosova publikon listën për ndeshjet e nëntorit, Foda fton disa talenta të rinj

Aktualitet

Zjarr i madh në një magazinë në Mamurras, digjen bimë mecidinale

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.