Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Berisha: U bëj thirrje demokratëve dhe qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Berisha: U bëj thirrje demokratëve dhe qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve

SHARE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të Policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë tubimit studentor në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Berisha u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës në mbështetje të studentëve.

Berisha tha se protestës në Tiranë i janë përgjigjur edhe universitete dhe shkolla në qytete të tjera të vendit, duke përmendur lëvizjet në Elbasan, Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Korçë.

Sipas tij, edhe gjimnazistë të shkollës “Partizani” iu bashkuan reagimit, ndërsa pretendoi se në gjimnazin “Ismail Qemali” dyert u mbyllën me hekura. Ai shtoi se nxënës në Tiranë dhe Shkodër kishin braktisur mësimin për t’iu drejtuar protestës.

Kreu i PD-së pretendoi se disa demonstrues ndodhen në spital dhe kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Ai u ndal veçanërisht te rasti i një protestuesi që, sipas tij, pësoi thyerje të këmbës gjatë përplasjes me policinë.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike e ka mbështetur protestën studentore dhe do të vijojë ta mbështesë atë. Në përfundim, ai u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të ndërpresin angazhimet e tyre dhe të bashkohen me studentët.

Lexo gjithashtu

Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania
Melania Trump i dërgon letra personale Putinit dhe Zelenskyt: Të hapim rrugën drejt paqes
80 vite jetë dhe sakrifica, Atifete Jahjaga emocionon me urimin për të atin
U arratis pasi vrau 8 persona, kapet autori i sulmeve të përgjakshme në Turqi

“Jam këtu për t’u bërë thirrje demokratëve dhe mbarë qytetarëve të lënë çdo gjë dhe të bashkohen në këto momente historike për të mbrojtur dhe mbështetur fuqimisht studentët dhe protestën e tyre”, deklaroi Berisha.

Berisha: Dhunës së egër barbare të urdhëruar nga Edi Rama dhe vasali i tij Demo, universiteti i Tiranës iu përgjigj në mënyrën më dinjitoze, më të vendosur me grevën e përgjithshme të fakulteteve të këtij universiteti, iu përgjigjën universitetet e vendit me greva si fakulteti i biznesit në Elbasan, lëvizje të tjera në universitetet e Vlorës, Shkodrës, Durrësit, Korçës.

Iu përgjigjën kësaj barbarie gjimnazistët e gjimnazit Partizani.

Narkoregjimi mbylli me hekura dyert e gjimnazit Ismail Qemali, por në Shkodër e Tiranë, në shkolla të tjera nxënësit braktisën bankat dhe janë nisur drejtë protestës.

Sot dhjetëra mijëra studentë dhe qytetarë në mbështetje të tyre e avancuan nga ora 2 në ora 10 të mëngjesit, kanë mbushur Rrugën e Durrësit dhe po qëndrojnë me një vendosmëri epike.

Janë në spitale disa demonstrues që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Njëlloj sikur të ishin kafshë të egra, i thyen këmbën protestuesit të rrëzuar përdhe, thyerje e cila, mënyra se si e transportuan si kafshë, mund t’i kushtonte jetën se në rast se arteria e asaj zone do çahej nga kockat, ata asnjë lloj ndihme nuk mund t’i jepnin.

Edi Rama, në vend të dorëheqjes së tij, kërkon t’u servirë studentëve shkarkimin e Hitës apo ndonjë tjetri në një kohë kur ai qëndron vetë direkt prapa urdhrit.

PD ka mbështetur me të gjithë potencialin e saj, dhe do mbështesë me të gjithë potencialin e saj protestën studentore.

Ndaj dhe jam këtu për t’u bërë thirrje demokratëve dhe mbarë qytetarëve të lënë çdo gjë dhe të bashkohen në këto momente historike për të mbrojtur dhe mbështetur fuqimisht studentët dhe protestën e tyre.

TAGGED:protestasali berisha
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Milanit i fiket shkëlqimi i derbit, Ferencvarosi merr fitoren e madhe në Itali

Dy protesta brenda pak orësh, studentët dhe PD zbresin në rrugë këtë të shtunë

Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga

Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

Nga e njejta kategori
Sport

Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve

Bota

Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën

Aktualitet

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.