Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Papa Leo do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri javën e ardhshme
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Papa Leo do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri javën e ardhshme

SHARE

Një nyjëz e vogël, e zbuluar gjatë një kontrolli mjekësor, ka bërë që ekipi mjekësor i Papës të rekomandojë ndërhyrjen kirurgjikale. Operacioni pritet të kryhet në Spitalin Gemelli në Romë, në ditët e para të javës së ardhshme.

Papa Leo XIV ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë një kontrolli mjekësor u zbulua një nyjëz në këtë organ.

“Mjekët gjetën një nyjë të hershme, të lokalizuar mirë në mushkërinë time”, u tha ai besimtarëve gjatë lutjes së përjavshme të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, në Romë.

71-vjeçari bëri të ditur se ekipi i tij mjekësor e konsideron ndërhyrjen të nevojshme dhe se ai ka rënë dakord me rekomandimin. Papa i siguroi të pranishmit se nyjëza ishte zbuluar në një fazë të hershme.

Zëdhënësi i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, tha se operacioni është planifikuar për ditët e para të javës së ardhshme. Sipas tij, Papës pritet t’i nevojitet rreth një javë për t’u rikuperuar.

Lexo gjithashtu

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth
Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin
Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë
Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Portali zyrtar i lajmeve i Vatikanit, “Vatican News”, raportoi se ndërhyrja do të kryhet në Spitalin Gemelli në Romë. Ky spital ka një suitë të posaçme për Papën, e cila u ngrit pas atentatit të dështuar ndaj Papa Gjon Palit II në maj të vitit 1981 dhe vazhdon të përdoret edhe sot.

Pas njoftimit, kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu solidaritetin e saj personal me Papën, ndërsa ai përgatitet të përballet me ndërhyrjen mjekësore. Edhe presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i përcolli urimet e tij për një shërim të qetë dhe një rikthim të shpejtë e të plotë në shëndet.

Urime për shërim të shpejtë përcolli edhe presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

Papa Leo XIV, i lindur me emrin Robert Francis Prevost, është i 267-ti që mban fronin e Shën Pjetrit dhe amerikani i parë i zgjedhur në këtë detyrë. Ai u shugurua prift në vitin 1982 dhe kaloi shumë vite si misionar në Peru, ku u angazhua me komunitetet e margjinalizuara.

Gjatë lutjes së së dielës, Papa konfirmoi gjithashtu se vizita e tij e planifikuar për nëntor në Uruguai, Argjentinë dhe Peru do të vijojë sipas planit. Kryepeshkopi i Montevideos, Daniel Sturla, tha se përgatitjet për vizitën do të vazhdojnë me entuziazëm edhe më të madh, ndërsa u bëri thirrje besimtarëve të luten për shërimin e Papës.

Një nyjëz pulmonare është një formacion i vogël indi në mushkëri, që zakonisht zbulohet gjatë një radiografie ose skanimi CT të kraharorit. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar britanik (NHS), shumica e nyjëzave pulmonare nuk shkaktojnë simptoma.

TAGGED:operacionPapa Leo
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

‘Kundër 3 VKM-ve’/ Një përfaqësi e studentëve dërgon në Kushtetuese vendimet e qeverisë që pengojnë grumbullimet para institucioneve

Nga e njejta kategori
Bota

Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh

Bota

Ish-agjentja e FBI-së paralajmëron për sulme kibernetike ndaj supermarketeve: Ushqimi mund të kthehet në armë psikologjike

Bota Rajoni

Macron uron presidenten e re të Kosovës: Shpresoj që zgjedhja e saj të nxisë integrimin europian

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.