Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: ‘Disiplina e thuprës, deformim antidemokratik’/ Braçe zbulon përplasjen me Ramën në grupin e PS: Ose voto, ose je jashtë!
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

‘Disiplina e thuprës, deformim antidemokratik’/ Braçe zbulon përplasjen me Ramën në grupin e PS: Ose voto, ose je jashtë!

SHARE

Socialisti Erion Braçe foli sot për herë të parë edhe për përplasjen me kryeministrin Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS për reformën territoriale, Ligjvënësi socialist kritikon ashpër mënyrën se si funksionon sot Partia Socialiste, duke folur për “dhunën e disiplinës”, të cilën e cilëson deformimin më të madh antidemokratik brenda partisë. Braçe thekson se, ndonëse Rama i hartoi listat e kandidatëve sipas dëshirës së tij, mandatin ia kanë dhënë 25 mijë qytetarë.

“E treta, të qenit deputet është punë dhe Kuvendi për mua është vendi im i punës. Edi Rama ka vizatuar listat dhe i vizatoi siç donte, në stilin e tij, punën ma kanë dhënë njerëzit me votë. 25 mijë njerëz, të parët socialistët ndër ta, të majtë dhe njerëz të zakonshëm në këtë qytet e jo vetëm, bashkë me ta, menduan që unë e bëj këtë punë dhe kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë prej meje punën. Unë jam këtu, në Tiranë tani. Pooo, kam një detyrim të pafundëm moral ndaj të gjithë atyre që ma kanë dhënë këtë punë në vite e të cilëve u jam përgjigjur përulësisht, modestisht dhe me mirënjohje çdo ditë, atje ku ata banojnë e jetojnë, pa munguar asnjëherë, duke i mbrojtur çdo herë, duke bërë mirë e duke ndryshuar për mirë jetën për shumicën e tyre. Asnjëherë vetëm, por me ta, me shumë shokë e miq të kësaj rruge, të këtyre qeverive veçanërisht, për ta. E bëra edhe këtë herë, po e theksoj pa ma kërkuar kush, deri kur puna e dhënë nga të tjerë njerëz, mund të zhbëhej si e tillë nga ai rimodelimi antidemokratik që mbështetet në një model tjetër antidemokratik, “ose voto, ose je jashtë këtij grupi” e që vijon me “ti mund të punosh me këtë qeveri në këtë grup, jo jashtë tij”. E thashë aty e do vijoj ta them se kur kam të drejtë, dhuna e disiplinës që vihet në veprim në rast nevoje, është deformimi më i madh antidemokratik që po i ndodh Partisë së Socialistëve. Të kesh të drejtë dhe këtë ta thonë në sy “po, ke të drejtë”, ndërkohë që kjo e drejtë bluhet nga disiplina e thuprës apo bariut, i vetëquajtur ky, që garanton jo të duhurën, është e papranueshme”, tha Braçe.

View this post on Instagram

Braçe këmbënguli po ashtu sot se kundërshtimi i tij ndaj reformës territoriale ishte një vendim personal, i pandikuar nga askush.

Lexo gjithashtu

PD nis mbledhjen e firmave për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia
I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri
SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor
Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme

Në arsyen e dytë të reagimit të tij, Braçe thotë se projektligji nuk përbën një reformë të mirëfilltë, por një vizatim i ri i territorit, gjë që sipas tij e ka pranuar edhe kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit.

“E dyta, unë nuk kam gënjyer kënd që të jem gënjeshtar, nuk i kam dhënë besë kujt që të jem i pabesë; nuk kam tradhtuar kënd nga ata 25 mijë njerëz që më kanë votuar e plot të tjerë që më kanë votuar në 30 vite. Të isha kundër projektligjit për ndarjen administrative e territoriale ishte zgjedhja ime, ardhur nga bindja e krijuar pa asnjë kërkesë e imponim, se ai ligj nuk ishte e nuk është reformë, por një vizatim i ri i territorit administrativ, i përkohshëm, i paqëndrueshëm dhe i pamjaftueshëm si reformë, mu siç Edi Rama e pranoi vetë në mbledhjen e grupit të deputetëve socialistë. Pra, ishte qëndrimi im, është qëndrimi im dhe ishte e është i pandikuar nga cilido që sot e lidh me veten kur nuk ka asnjë lidhje me të, për më tepër kur është një robot i ndyrë në rrjet dhe asfare banor i prekur”, thotë Braçe.

TAGGED:edi ramaerion bracegrupi i psreforma territoriale
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
1 Comment 1 Comment
  • Pingback: ‘Ja pse votova hartën e re’, Braçe shpërthen ndaj Ramës: Je i dashuruar me pushtetin - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati i fundvitit 2027?

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Të hënën rinis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkojmë lista të hapura

Veliaj publikon mesazhin me AI: Edhe në Hënë të më internojnë, do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia! Ja projektet që miratova sot

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës

Aktualitet Dosje

Vrasja e Urim Fikut, bashkëshortja dhe i biri nuk pranojnë autorësinë në gjykatë

Sport

Kosova publikon listën për ndeshjet e nëntorit, Foda fton disa talenta të rinj

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.