Detaje të reja kanë dalë në lidhje me debatet që janë zhvilluar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, pak para seancës në Kuvend, ku u diskutuan edhe qëndrimet e deputetëve lidhur me Reformën Territoriale.
Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje, deputeti i Vlorës, Vullnet Sinaj, i cili ka dalë publikisht kundër Reformës Territoriale, ka ndryshuar qëndrim. Sinaj ka deklaruar se do të votojë pro kësaj reforme.
Por duket se Erion Braçe nuk ka ndryshuar qëndrim, pasi ka debatuar për 45 minuta me kryeministrin Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Mësohet se Braçe ka dalë kundër dhe ka argumentuar, siç ka bërë edhe më herët, se reforma duhet të përqendrohet te përmirësimi i qeverisjes vendore, decentralizimi dhe autonomia e bashkive, dhe jo thjesht te ndryshimi i hartës administrative.
Mbetet për t’u parë në votimin në Kuvend nëse Braçe do të votojë kundër dhe nëse do të ketë përjashtim të tij nga PS-ja.