Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Ambasadori i SHBA Wendt zhvillon takimin e parë me kryeministrin Rama: Në fokus mbrojtja dhe lufta ndaj krimit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
KryesorePolitike

Ambasadori i SHBA Wendt zhvillon takimin e parë me kryeministrin Rama: Në fokus mbrojtja dhe lufta ndaj krimit

SHARE

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin Edi Rama, pas nisjes zyrtare të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada bën me dije se në takim ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar,” shkruan Ambasada.

Wendt mbërriti në Shqipëri për të marrë detyrën e re dhe më 26 shtator i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, duke formalizuar kështu fillimin e mandatit të tij si përfaqësues diplomatik i SHBA-së.

Eric Wendt është ambasadori i 11-të amerikan në Shqipëri që prej vitit 1991, kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike.

Pas këtij takimi, ka reaguar edhe vetë Kryeministri Rama, i cili shkruan: “Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”.

Lexo gjithashtu

“Polici e krimit”, shoqërohen dy aktivistë te Kryeministria, protestuesit dalin para Drejtorisë së Policisë
Tensione të forta në protestë, policia shoqëron disa persona. Protestuesit bllokojnë furgonin
Veliaj zbardh bisedën me Toni Gogun: Edhe në Spaç të më çoni 100 vjet, nuk më përkulni dot!
Shpërthimi në pallatin 5-katësh, një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Vajza e John Travolta-s përlot me fjalët për të atin: Ti je heroi ynë, babi

Cristian Shpendi i pandalshëm, sulmuesi shqiptar vendos rekorde në Itali

Çfarë u gjet në gjak?/ Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis

Tragjedi/ Babai dyshohet se vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas i dha fund jetës

Aksident i rëndë në aksin Levan–Vlorë, makina merr përpara një person

Nga e njejta kategori
Politike

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon dështimet e qeverisë dhe cenimin e demokracisë

Politike

Takimi i ministrit Gogu me Veliajn, avokati: Erioni më dorëzoi sot shënimet, i publikojmë shpejt

Aktualitet Kryesore

Shpërthimi tronditës në pallatin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja, disa të asfiksuar. Ndërhyjnë zjarrfikësit, evakuohen banorët

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.