Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Gjermania i premton Ukrainës më shumë armë: Sulmet ruse do të shtohen
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Gjermania i premton Ukrainës më shumë armë: Sulmet ruse do të shtohen

SHARE

Gjermania po e mbështet Ukrainën me furnizime të mëdha armësh. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, premtoi ndihmë të mëtejshme për Kievin. Sipas tij kjo përfshin ndër të tjera raketa për mbrojtjen ajrore PAC-2, të cilat nevojiten urgjentisht për sistemin “Patriot”, si dhe një numër më të madh raketash AIM-9.

Pistorius deklaroi gjatë një videokonference të Grupit të Kontaktit për Ukrainën (UDCG) se me uljen e temperaturave në vjeshtë dhe dimër sulmet ajrore ruse do të shtohen sërish. Ai u bëri thirrje aleatëve që edhe ata të shqyrtojnë rezervat e tyre ushtarake. “Nëse keni dyshime, vendosni në favor të Ukrainës”, tha ai.

Përpjekjet e Rusisë për frikësim dhe sulmet hibride nuk do të kenë sukses, as ndaj Ukrainës, as ndaj Gjermanisë dhe as ndaj partnerëve të tjerë, tha Pistorius. “Përkundrazi, sjellja e pamëshirshme dhe e papërgjegjshme e Rusisë vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Evropë”, theksoi ministri.

Zelensky falenderon Gjermaninë

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve që mbështesin Ukrainën diskutuan gjatë videokonferencës së tyre se si mund të forcohet mbrojtja ajrore e Ukrainësnë prag të afrimit të dimrit dhe sulmeve të vazhdueshme të rënda ajrore ruse.

Lexo gjithashtu

Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën
Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet
Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

Për herë të parë në takimin e Grupit të Kontaktit morën pjesë ministri i ri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Wes Streeting, dhe ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës, Jevhenij Çmara. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se dëshiron t’u bëjë thirrje të gjitha shteteve që të rrisin mbështetjen e tyre. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, theksoi Rutte.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, e falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj. “Këto janë pikërisht vendimet që e sjellin paqen më afër, pra kur kufizohen aftësitë e agresorit për të vrarë”, shkroi Zelenskyj në platformën X. “Falënderime Gjermanisë për qëndrimin e saj parimor, për mbështetjen dhe për dhjetëra-mijëra jetë që janë shpëtuar nga sulmet ruse”, shtoi ai./dw

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga

Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

Nga e njejta kategori
Bota Përtej

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Bota

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Bota

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.