Rrjeti i klasifikuar i komunikimeve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) doli përkohësisht jashtë funksionit, pas një problemi të shkaktuar nga një përditësim i softuerit.
Sipas raportimit të The Wall Street Journal ndërprerja e rrjetit të brendshëm, të njohur si **NSA Net**, nuk është shkaktuar nga një sulm kibernetik, por nga instalimi i një përditësimi dhe një patch-i të softuerit.
Ky rrjet përdoret nga punonjësit e NSA-së për të komunikuar dhe shkëmbyer informacione të klasifikuara, duke pasur një rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare amerikane.
Ndërkohë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka deklaruar se SHBA-ja nuk është nën sulm kibernetik dhe se nuk përballet me një kërcënim të tillë.Incidenti vjen në një kohë kur siguria e sistemeve të komunikimit dhe mbrojtja e informacionit të klasifikuar mbeten ndër çështjet më të ndjeshme për institucionet amerikane.