Senatori brazilian Flávio Bolsonaro, kandidat në zgjedhjet e fundit presidenciale në Brazil ka ngritur dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve, duke vënë në pikëpyetje rritjen me më shumë se 10.3 milionë vota të Luiz Inácio Lula da Silvës mes raundit të parë dhe të dytë.
Në një deklaratë që po qarkullon në rrjetet sociale, Bolsonaro kërkon shpjegim nga ekspertët e matematikës dhe statistikës, duke e cilësuar këtë ndryshim si të pamundur nga pikëpamja matematikore.
“Gjeni një matematikan, një ekspert statistike, një ekspert probabiliteti, madje edhe dikë nga NASA që merret me llogaritjet kuantike, që të shpjegojë se si Lula arriti të fitonte më shumë se 10.3 milionë vota nga një raund në tjetrin, në vetëm 20 ditë”, është shprehur ai.