Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka denoncuar përmes një letre nga izolimi në burgun e Fierit gjashtë kufizime që, sipas tij, po i imponohen gjatë qëndrimit në izolim.
Veliaj ka ngritur gjithashtu shqetësime për sigurinë personale, duke pretenduar se ndodhet në të njëjtin korridor me tre persona të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Kryebashkiaku e paraqet situatën si shqetësim për kushtet e izolimit dhe sigurinë e tij personale.
“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj.