Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë nesër një takim me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 12:00.
Takimi vjen në një moment kur vendi po përballet me tensione dhe protesta, ndërsa thirrjet për dialog, qetësi dhe shmangien e dhunës janë shtuar nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare.
Dje edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë bëri thirrje për paqe, drejtësi, përgjegjshmëri dhe dialog kombëtar, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të shqetësimeve të qytetarëve dhe studentëve.
Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar se cilat do të jenë temat konkrete të diskutimit mes kreut të shtetit dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare. Megjithatë, takimi zhvillohet në një klimë ku dialogu dhe ruajtja e bashkëjetesës paqësore kanë rëndësi të veçantë.