Protesta në kryeqytet është zhvendosur përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të ndërtesës.
Situata paraqitet e tensionuar, pas përplasjeve të regjistruara më herët gjatë tubimit. Pas incidenteve, protestuesit janë zhvendosur drejt godinës së Bashkisë, ku kanë vijuar aktet që kanë përfshirë hedhjen e sendeve në drejtim të institucionit.
Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe dëmtime të pronës publike, ndërsa situata ka ndryshuar gjatë zhvillimit të tubimit, me lëvizjen e protestuesve në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Hedhja e gurëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Bashkisë shënon një tjetër incident të protestës, e cila vijon mes përplasjeve dhe akteve të dhunshme.