Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5% e votave; CDU pëson humbje të thellë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5% e votave; CDU pëson humbje të thellë

SHARE

Partia Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit të ARD-së nga instituti infratest dimap, AfD ka fituar 44,5 përqind të votave, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind.

AfD bëhet kështu forca më e madhe politike në parlamentin e landit. Në vendin e dytë renditet CDU e kryeministrit Sven Schulze me vetëm 18,5 përqind, një humbje historike krahasuar me rezultatin prej 37,1 përqind në vitin 2021. Në parlamentin e landit, do të futen edhe partitë Die Linke me 9,5% (-1,5), të Gjelbrit: 9,0% (+3,1), SPD: 8,0% (-0,4) dhe sipas të gjitha gjasave BSW: 5,0%.

Partitë e tjera nuk kanë arritur të futen në parlament. Por këto janë parashikimet pas zgjedhjeve, ndaj mund të ketë edhe ndryshime eventuale.

AfD feston

Nëse rezultatet mbeten kështu, nuk dihet akoma nëse AfD do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndërkohë që partitë e tjera deri tani kanë refuzuar bashkëpunimin me këtë parti. Por kreu i CDU-së Sven Schulze ka pranuar humbjen dhe ka uruar AfD për fitoren.

Lexo gjithashtu

Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti
Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën
Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet
Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Objektivi i AfD-së mbetet të qeverisë e vetme. Për këtë asaj i duhet shumica absolute e vendeve në parlament. Në këtë moment akoma nuk dihet si do të jetë rezultati përfundimtar.

Një koalicion me partitë e tjera nuk konsiderohet i mundur, pasi të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament kanë përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në. Edhe vetë AfD refuzon bashkëpunimin me to.

Interesimi i madh

Këto zgjedhje u ndoqën me vëmendje të madhe në Gjermani dhe jashtë saj. Për ndjekjen e zgjedhjeve ishin akredituar qindra gazetarë, prej tyre dhjetëra nga vende të jashtme, sepse kjo është hera e parë që fiton një parti e klasifikuar që nga viti 2023 nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës si “organizatë me karakter të sigurt ekstremist të djathtë”.

Kreu i AfD-së në këtë land Ulrich Siegmund, tha se kjo është një fitore e madhe. Ndërsa kryetarja e AfD Alice Weidel e quajti fitore historike. Tani mbetet të shihet nëse këto rezultate do të mjaftojnë për qeverisje. Siegmund dhe Weidel nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit me CDU, por kjo e fundit ka refuzuar çdo bashkëpunim./dw

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Milanit i fiket shkëlqimi i derbit, Ferencvarosi merr fitoren e madhe në Itali

Dy protesta brenda pak orësh, studentët dhe Berisha zbresin në rrugë këtë të shtunë

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga

Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve

Nga e njejta kategori
Analizë Bota

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

Bota Përtej

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Bota

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.